Rinohen koreanët/ Ndyshon ligji për llogaritjen e moshës, por jo për duhanin
Prej kësaj të mërkure koreano-jugorët do të jenë 1 deri në 2 vite më të rinj. Me vendim të parlamentit është ndryshuar llogaritja e ditëlindjes, por duke mos lënë asnjë tolerim për blerjen e dunahit dhe alkoolit
Koreanët e Jugut do të ndihen një deri në dy vite më të rinj, të paktën në letra.
Kjo ka ardhur pas ndryshimit të ligjit mbi llogaritjen e moshës që është përafruar me standardet ndërkombëtare.
Ligji heq sistemin tradicional “epoka koreane” që i konsideronte koreano-jugoret një vjeç që prej ditës së lindjes dhe u shtonte nje vit çdo 1 janar. Pra, një fëmijë i lindur në 31 dhjetor konsiderohej dy vjeç të nesërmen.
Ligji tjetër tradicional, “mosha e numërimit”, e konsideronte një person zero në lindje dhe shton një vit më 1 janar.
Pra, një person i lindur me 28 qershor 2003 deri dje konsiderohej 19 vjeç, sipas sistemit ndërkombetar, 20 vjeç sipas moshës së numërimit dhe 21 sipas epokës koreane.
Ligji për llogaritjen e moshës sipas standardeve ndërkombëtare është votuar nga ligjvënësit dhjetorin e kaluar dhe hyri në fuqi të mërkurën.
Sipas presidentit të Koresë së Jugut, metodat e vjetra krijuan kosto të panevojshme sociale dhe ekonomike, si dhe sollën mosmarrëveshje në lidhje me pagesat e sigurimeve dhe programet e ndihmës qeveritare.
Pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit të ri, shumë rregulla në Korenë e Jugut do të vijojnë zbatimin, sipas njërës nga metodat tradicionale të numërimit të moshës.
Për shembull, koreano-jugorët mund të blejnë cigare dhe alkool nga 1 janari i vitit që mbushin 19 vjeç, jo ditën kur mbushin 19 vjeç.




