Pamje të rënda/ Adoleshentja dhunohet nga dy femra në një park, policia nis hetimet pas videos virale

Policia ka nisur një hetim, pasi një video e postuar në internet tregonte një adoleshente që goditej vazhdimisht me shkelma dhe grushte nga dy femra në një park. 

Videoja, e cila u postua në Twitter një ditë më parë, tregonte një vajzë që shtyhet në tokë nga dy vajza të tjera në një park në Station Road, Angli. Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Sikundër duket nga pamjet, vajza përpiqet të mbrojë kokën e saj me duar.

Policia e Leicestershire tha se e ka parë videon, dhe ka nisur hetimet për incidentin. 

"Ne jemi në dijeni të një videoje të postuar në internet, që tregon një adoleshente që sulmohet në zonën e Station Road, Ashby të shtunën (24 qershor).

Hetimet për incidentin po vazhdojnë dhe oficerët nga Zona e Policisë së Lagjes Veriperëndimore të Leicestershire (NPA) do të flasin me personat e përfshirë në këtë ngjarje.