“Putin donte të vriste Prigozhinin”/ Lukashenko tregon si e shpëtoi kreun e grupit Wagner

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Presidenti rus Valdimir Putin donte të vriste Prigozhin, ditën kur forcat e grupit Wagner po përparonin drejt Moskës në fundjavë. Lideri i Bjellorusisë tha se kishte bërë një bisedë telefonike me Putinit dhe i kishte kërkuar të mos e vriste Yevgeny Prigozhinin.

“Presidenti rus Valdimir Putin donte të vriste Prigozhin fundjavën e kaluar, kur forcat e grupit “Wagner” po i drejtoheshin Moskës”.

Kjo deklaratë është bërë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili tregonë me detaje se si e shpëtoi Yevgeny Prigozhin nga kthetrat e Putin.

Me tej Lukashenko shpjegoi se ai e kishte bindur presidentin rus “të mos bëjë asgjë të nxituar”, duke e siguruar atë se “një paqe e keqe është më e mirë se çdo luftë”.

Po ashtu, duke përshkruar bisedën e tij me Prigozhin, Lukashenko tha se shefi mercenar ishte në një gjendje euforie për shkak të suksesit të “Wagner” deri në atë pikë.

Sipas liderit bjellorus, Prigozhin i tha atij: “Ne duam drejtësi, ata duan të na mbytin, ne do të shkojmë në Moskë”. “Unë i them atij se në gjysmë të rrugës do të shtypesh si një insekt”.

Cilado qoftë e vërteta se si përfunduan 24 orë kaosi, në fundjavën e kaluar, ky version i liderit rus ka trazuar sërish ujërat.

Media shtetërore ruse ka raportuar të gjithë bisedën e zhvilluar, ndërsa nga Kremlini deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Ndërkohë, “New York Times” duke cituar burime të inteligjencës thotë se një gjeneral rus ishte në dijeni të planeve të Prigozhin, për t'u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

E sigurt është se udhëheqësi i rebelimit 24-orësh të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, ka mbërritur në Bjellorusi, tre ditë pasi rebelimi i grupit të tij.

Vendndodhja e Prigozhin kishte qenë një mister që kur ai u filmua duke u larguar në Rusinë jugore të shtunën mbrëma.

Avioni i tij privat u gjurmua duke fluturuar në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk të martën.

Anëtarët e NATO-s, Polonia, Letonia dhe Lituania kanë paralajmëruar se ardhja e Wagner në Bjellorusi mund të sjellë telashe për ta si fqinjë.

Një këshilltar presidencial lituanez tha se mercenarët ishin të rrezikshëm pasi mund të merrnin pjesë në operacione sabotimi dhe infiltrimi.