"21 urdhërarreste për grupin kriminal të drogës" SPAK: Mes të arrestuarve dhe një polic i korruptuar në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 14:15
Në një deklaratë për mediat, SPAK ka dhënë detaje të tjera mbi operacionin me 21 urdhërarreste ndaj një grupi kriminal që merrej me trafik droge ndërkombëtar.
Mes 21 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë në Shkodër
Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.
