Shala: Ndodhitë në Rusi priteshin prej kohësh, ushtria dhe elitat të lodhura nga lufta në Ukrainë

Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh se ajo që ndodhi në Rusi ishte diçka që pritej dhe ka kohë që diskutohet.

Ai tha se kjo ndodhi shpejt sepse nëse Putini do të ketë atë durimin strategjik për të lodhur Ukrainën dhe Perëndimin, këtë durim nuk e ka ushtria.

Shala: Ajo që ndodhi ishte diçka që pritej dhe ka kohë që diskutohet. Mendohej se do të ketë një çarje në elitën ushtarake të Putinit dhe pritej një diçka e tillë, dhe një grusht shteti. Pse ndodhi kaq shpejt? Kjo ndodhi shpejt sepse nëse Putini do të ketë atë durimin strategjik për të lodhur Ukrainën dhe Perëndimin, këtë durim nuk e ka ushtria. Putini ka luajtur më një shtyrje dhe të mbajë konfliktin ndezur, për të lodhur popullin ukrainas.

Ka një lodhje në krahun rus, jo vetëm ushtria, por edhe elitat ruse sepse duan që t’i japin më shpejt një gjëje të tillë. Ka teori konspirativë që kjo ngjarje ishte e stisur për të gjetur edhe një mënyrë për të tërhequr nga lufta në Ukrainë, sepse u tërhoq rreth 200 km larg Moskës.