Bluza e princeshë Dianës në ankand, e dëmtoi kur e veshi në vitin 1981, sot vlen 80 mijë paund

Një nga bluzat e veshura nga Princeshë Diana do të dalë në ankand. Edhe pse e grisi në mëngë në vitin 1981 kur ajo e veshi, vlera e saj sot llogaritet në 80 mijë paund.

26 vite pas ndarjes nga jeta Princesha Diana vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm për enigmat e vdekjes dhe jetës së saj. Një nga shtëpitë më të mëdha të ankandit do të nxjerrë në shitje një prej bluzeve që ajo ka veshur, e cila po ashtu mbart një histori.

Pulovra e famshme në ngjyrë të kuqë me një dele të zezë mes një tufe delesh të bardha do të kryesojë ankandin e Sotheby's Fashion Icons në Nju Jork dhe online midis 31 gushtit dhe 14 shtatorit.

Parashikohet të kapë vlerën e 50,000 deri në 80,000 dollarë sipas CNN.

Lady Diana Spencer e ka veshur për herë të marrë në 1981 kur ajo ishte fejuar me Mbretin e tanishëm Charles III. Pamja e Dianës u bë virale.

Kjo bluzë e jashtëzakonshme, e ruajtur me përpikëri, mbart pëshpëritjet e hirit, sharmit dhe syve të mprehtë për modën të Princeshës Diana thotë Cynthia Houlton, drejtuesja e ankandit.

Pulovra me mëngë të gjata është punuar nga stilistët Sally Muir dhe Joanna Osborne në vitin 1979.

Disa javë pas daljes së parë të Dianës me të, Muir dhe Osborne morën një letër nga Pallati Buckingham që i informonte se Princesha e kishte dëmtuar pulovrën e saj duke krijuar një grisje të vogël në njërën prej mëngëve dhe duke kërkuar me mirësjellje ose një riparim ose zëvendësim.

Pallati ua ktheu bluzën stilistëve, të cilët i thurën Dianës një tjetër krejt të re. por edhe pse dikur e dëmtuar sot vlera e saj nuk është e vogël.