Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 55-vjeçarja tek Komuna e Parisit

Një 55 vjeçare ka humbur jetën sot tek Komuna e Parisit pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

"Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.