E rëndë në Përmet/ I riu kryen marrëdhënie seksuale dhe lë shtatzënë 12-vjeçaren, dyshohet se…

Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12 vjeçare nga qyteti i Përmetit.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23 vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren nga qyteti i Përmetit.

Kontakti seksual ka ngjizur duke shfaqur tek minorenia 40 dite më pas shqetësime në trup. Menjëherë minorenia ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.

I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll në spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Vetë fëmija i pafajshëm ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e me pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin në flagrance të tij.

Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për shkak të përfshirjes së minorenes në të. Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.

Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.