Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Paris, zjarri përfshin disa godina (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak kohë më parë në qendër të Parisit, ku të paktën një ndërtesë është shembur pjesërisht dhe të tjerat janë përfshirë nga flakët.

Tymi i dendur ngrihet në qiell mbi rajonin e 5-të të kryeqytetit francez.

“Banorët e qarkut të 5-të, sapo ka ndodhur një shpërthim (nga një rrjedhje) gazi në Place Alphonse Laveran, në lagjen Val-de-Grace, ndërtesat janë në flakë, qëndroni larg për të lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve”, ishte mesazhi i nënkryetarit Eduard Sivel.

Ishte rreth orës 17:00 kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën.

Forca të forta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar zonën.