Borxhi në Britaninë e Madhe tejkalon 100% të PBB-së, për herë të parë që nga 1961

Borxhi në Britaninë së Madhe arriti mbi 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), për herë të parë që nga viti 1961, pasi huamarrja e qeverisë u dyfishua në maj, sipas shifrave zyrtare.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se borxhi neto arriti në 2,6 trilionë paund (3.3 trilionë dollarë) në fund të majit, i vlerësuar në 100,1% të PBB-së.

Kjo është hera e parë që raporti i borxhit ndaj PBB-së rritet mbi 100% që nga marsi i vitit 1961, me përjashtim të periudhës së pandemisë, por pas nje rishikimi, shifrat ishin më të ulëta për shkak të rritjes së PBB-së.

Borxhi u rrit pasi huamarrja e qeverisë arriti në 20 miliardë paund në maj, e nxitur nga kostoja e skemave të mbështetjes së energjisë.

Shifra e huamarrjes në maj ishte 10,7 miliardë paund më e lartë se një vit më parë, dhe huamarrja e dytë më e lartë e majit që nga fillimi i regjistrimeve mujore në 1993.

Ekonomistët kishin parashikuar një huamarrje me vlerë 19., miliardë paund për muajin maj.

Kancelar i Thesarit, Jeremy Hunt tha se qeveria ka marrë vendime të vështira për të balancuar librat pas pandemisë dhe pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne me të drejtë shpenzuam miliarda paund për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga ndikimet më të këqija të pandemisë dhe krizës energjetike të Putinit”, tha ai.

“Por, do të ishte haptazi e padrejtë t’u lihen brezave të ardhshëm një borxh që ata nuk mund ta paguajnë”, theksoi Hunt.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë vendime të vështira, por të nevojshme për të balancuar librat në mënyrë që të përgjysmojmë inflacionin këtë vit, të rrisim ekonominë dhe të reduktojmë borxhin”, shtoi ai.