Masakër në burgun e grave në Honduras, 41 të vrarë gjatë përleshjeve nga bandat kriminale që dogjën qelitë
Masakër në një burg grash në Honduras. Të paktën 41 persona u vranë gjatë përleshjeve të nisura nga bandat kriminale që dogjën qelitë
Të paktën 41 persona humbën jetën si pasojë e trazirave në një burg grash në Honduras të Amerikës qëndrore.
Përleshja që nisi mes anëtareve të bandave kriminale që përshkallëzoi në masakër.
Zyrtarët thonë se zjarri shkaktoi shumicën e vdekjeve, por disa nga viktimat u qëlluan me armë.
Autoritetet Shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka premtuar se do ti shkojë deri në fund hetimit
Humbja e jetëve njerëzore nuk do të tolerohet ishte mesazhi.
Presidentja e vendit e cila vitin e kaluar nisi një goditje ndaj bandave, tha në rrjetet sociale se ishte e tronditur nga vrasja e grave dhe do të merrte "masa drastike" si kundërpërgjigje.
Hondurasi është i njohur për korrupsionin dhe dhunën e bandave, të cilat kanë depërtuar në institucionet qeveritare dhe kanë parë rritjen e shkallës së vrasjeve.
Së bashku me fqinjët El Salvador dhe Guatemala, vendi është një rrugë kryesore tranziti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.
Hondurasi gjithashtu ka një histori trazirash vdekjeprurëse në burgje, të cilat shpesh lidhen me krimin e organizuar.
