Euro në pikiatë, zhvlerësohen valutat në raport me lekun. Ja situata në tregun valutor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 15:19
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0.41 lekë dhe 0.33 lekë, kundrejt një dite më parë.
Sot euro këmbehet me 106.78 lekë dhe dollari amerikan me 97.75 lekë. Në pozita zhvlerësimi këmbehet edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.



