Deklarata e KFOR për kapjen e 3 policëve nga forcat serbe, kabineti i Kurtit reagon me ironi

Pas një komunikate të KFOR-it lidhur me rrëmbimin e 3 policëve kosovarë nga forca serbe, ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj.

Sqarimeve të KFOR-it se nuk ka informacione të sakta se ku ndodheshin 3 policët në momentin e rrëmbimit, Zulfaj i është përgjigjur me ironi, drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuccia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.