Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe kthjellime në pasdite dhe me tej. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente kryesisht  në jug dhe juglindje të vendit. Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni më parë me