Dramë në Mesdhe dhe Nigeri/ 32 emigrantë të mbytur në ujërat e Libisë. Mbytet anija me 300 pasagjerë në bord, 100 të vdekur
Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën të mërkurën si pasojë e dy aksidenteve me varka. Njëra u përmbys në ujërat e Libisë teksa ishte nisur me clandestine për në Itali ndërsa tjetra në lumin Niger la mbi 100 të vdekur
Dy ngjarje tragjike kanë lënë mbi 130 persona të mbytur në Mesdhe dhe lumin Niger.
Një anije me klandestinë në zonën detare të Libisë është përmbytur në rrethana ende të paqarta duke i marë jetën mbi 30 personave teksa dhjetëra emigrantë të tjerë janë bllokuar në rezervat e anijes.
SIpas informacioneve paraprake ata ishin nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.
Sipas burimeve të mediave lokale atje ata nuk dinin të notonin dhe asnjë prej tyre nuk ishte i pajisur me jelek shpëtimi, teksa po vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.
Me orët që kalojë situata bëhet edhe më e vështirë.
Anija e peshkimit ishte nisur nga Tobruku, Libi me destinacion Italinë rreth orës 20:00 të së martës. Varka u përmbys dhe u fundos pas mesnate.
Një ngjarje aksidentale i ka marë jetën e më shumë se 100 personave në lumin Niger në Nigerinë jugperëndimore.
Anija kishte më shumë se 300 pasagjerë në bordin e saj të cilët po udhëtonin nga shteti Këara në shtetin e Nigerisë pas një ceremonie martesore.
Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të jetë përplasja e varkës me një pemë e cila ende ka lënë qindra të zhdukur.
Sipas raportit paraprake valët e lumit e kapërcenin lartësinë e varkës duke e shtyrë të goditej e më pas të fundosej.
Një zëdhënës i policisë së shtetit Këara i tha agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve ka rrezik të rritet edhe më shumë.
Aksidente të tilla në këtë pjesë të Nigerisë janë të shpeshta.
Njerëzit që jetojnë në fshatrat që ndodhen në kufi me lumin Niger, e përdorin shpesh lumin pasi është më i shpejtë se rrugët, të cilat janë të amortizuara dhe të rrezikshme për shkak të pranisë së bandave rrëmbyese.
Madje varkat shpesh herë mbingarkohen qëllimisht nga të zotët për të fituar sa më shumë para por duke rrezikuar jetët e udhëtarëve.




