100 mijë njerëzi i ikin/ Cikloni vetëm 300 km larg zonës bregdetare të Kati Bandar
Rreth 100 mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Kjo pasi një situatë alarmante është paralajmëruar nga autoritetet në Indi dhe Pakistan si pasojë e një cikloni që pritet të giodasë dy shtetet.
Mijëra njerëz janë evakuuar në Indi dhe Pakistan pas paralajmërimit për një ciklon të rrezikshëm që parashikohet të godasë bregedin në të dy anët e kufirit mbrëmjen e së të enjtes.
Biparjoy, ciklon mbi Detin Arabik, parashikohet të godasë tokën në shtetin indian perëndimor të Gujarat, ku bëhet e ditur se do të evakuohen 38,000 njerëz nga zona bregdetare
Në Pakistan, stuhia pritet të godasë brigjet e provincës Sindh dhe të prekë pjesë të qytetit Karaçi teksa autoritetet kanë zhvendosur rreth 65,000 njerëz nga brigjet e Sindh në vende më të sigurta.
Vetëm gjatë javës së fundit si pasojë e motit të keq në Pakistan janë raportuar dhjetra viktima.
Trenat ndërkohë janë pezulluar ndërsa portet e Kandla dhe Mundra dy nga më të mëdhenjtë në të dy shtetet, kanë pezulluar lëvizjen.
Ekipet nga ushtria, marina dhe forcat shtetërore janë vënë të gjitha në dispozicion të largimit të njerëzve nga zonat e rrezikut.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit thotë se cikloni është vetëm 300 km larg zonës bregdetare.


