Gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja, nga Italia dhe Greqia

Gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja apo me bashkëpronarë të huaj janë me origjinë nga Italia apo Greqia dhe janë të vendosura kryesisht në rajonin qendror të vendit.

Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 48.8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

Referuar të dhënave, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5.3% të ndërmarrjeve gjithsej, krahasuar me 5.6% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2021, dhe punësojnë 12.5% të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62.7% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 70.7% dhe 11.5%.