FOTO-LAJMI/ Mbledhja e dy qeverive shqiptare u anullua, por gjithçka ishte gati në Gjakovë
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 23:27
Pasditja e sotme shënoi ndoshta incidentin më të madh mes dy qeverive shqiptare, kjo për shkak të anulimit të takimit të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, ishte e planifikuar për t’u mbajtur të mërkurën e 14 qershorit dhe nga pamjet që vijnë duket se gjithçka ishte organizuar deri në detaje në Gjakovë.

