Grenell: Kërkesave të SHBA-së dhe BE-së, Kurti iu përgjigj me gishtin e mesit

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, tha sot pas tensioneve të tjera very të Kosovës, se kryeministri Albin Kurti, iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për qetësimin e krizës me “gishtin e mesit”.

“Ata thanë se Albin Kurti duhet menjëherë të deeskalojë situatën dhe të fillojë zgjedhjet e reja. Kurti u tregoi gishtin e mesit sot në mëngjes dhe e përshkallëzoi situatën edhe më tej. Është kaluar një vijë tjetër e kuqe, vendet nuk e respektojnë Joe Biden”, ka shkruar Grenell.