"Kosovës i duhen miqtë" Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Kryetari i PDK: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.
‘Alarmuese! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!’- shkruan Krasniqi.
"Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.
Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.
Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.
Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.
Kosovës i duhen miqtë.
Kosovës i duhen partnerët strategjik," tha Lumir Abdixhiku.

