Shfuqizimi i Bordit të Karburanteve, Konfindustria bën parashikimin e ‘frikshëm’

Shfuqizimi i Bordit të Karburanteve nuk do të sjellë ulje të çmimeve të hidrokarbureve.

Kështu bën me dije Konfindustria me anë të një deklaratë për mediat, ku thekson se mungesa e qartë e standardeve të konkurrencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregtisë me shumicë të karburanteve.

Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon.