Debate për qeverinë në Malin e Zi, asnjë nga partitë e koalicionet nuk fitoi shumicën

Asnjë nga partitë dhe koalicionet që u futën në zgjedhje në Malin e Zi nuk arriti të marë shumicën qeverisëse. Kreu i lëvizjes Europa Tani, që mori 23 mandate në parlament, shpreson që të formojë qeverinë e re.

Duke qenë se kjo forcë mori numrin më të lartë të deputetëve do të ketë dhe të drejtën e formimit të qeverisë.

"Nga statusi i partisë joparlamentare u bëmë partia më e madhe në Mal të Zi në më pak se një vit. Dhe këtë përkundër të gjitha presioneve të keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe gjithçkaje që keni parë këto ditë, ne jemi të kënaqur me rezultatin. kemi arritur një rezultat të mirë dhe presim që qeveria të formohet sa më shpejt," tha Millojko Spajiq.

Por duket se numrat në Kuvend janë kokëfortë, pasi do të duhet të paktën dhe 18 vota për formimin e kabinetit. Një mundësi është dhe koalicioni me partinë aktualisht në pushtet. Kështu DPS që ka 21 mandate shprehet e hapur për bashkëpunim.

“Në këtë rezultat zgjedhor e arritëm së bashku në koalicion me Socialdemokratët, Partinë Liberale dhe Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve.  Prandaj, ky koalicion me fuqinë e saj e ka konfirmuar rëndësinë e saj politike dhe menjëherë t’u komunikojmë qytetareve dhe qytetarëve të Malit të Zi se pa një koalicion të përbashkët nuk ka qeveri të qëndrueshme reformuese dhe evropiane” tha Danijell Zhivkoviq.

Por dhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq deklarohet i hapur për bashkëpunim edhe pse votat e tij nuk imponojnë qeverinë.

 “Ne kemi qeverinë, presim parlamentin dhe për zotin Spajiq, ai ka marrë më së shumti, le ta formojë. Për sa na përket neve, të gjithë që janë për një Mali të Zi Evropian, qytetarë dhe ekologjik janë të mirëpritur, harroni se dikush duhet të vendosë interesat e tij personale para interesave kombëtare të Malit të Zi”, tha ai.

Në zgjedhjet parlamentare, lëvizja ”Evropa tani” fitoi 25,6 për qind të votave, koalicioni ”Së bashku”, i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, 23,8 për qind , “për Ardhmërinë e Malit të Zi” 14,8 për qind, koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit fitoi 12,3 për qind dhe Partia Boshnjake, 6,9 për qind të votave