Fenomeni i pazakontë! Mijëra peshq të ngordhur ‘pushtojnë’ bregun e Teksasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 09:55
Mijëra peshq të ngordhur kanë ‘pushtuar’ bregun e Teksasit.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, peshqit e ngordhur vazhduan të dilnin në breg, ku fenomeni u dobësua gradualisht të dielën.
Autoritetet u kërkuan banorëve që të qëndrojnë larg plazheve gjatë fundjavës për shkak të niveleve të larta të baktereve në ujë dhe rrezikut të lëndimit nga pendët e mprehta të peshkut.
Mostrat e ujit nga zona e dërguar në laborator treguan nivele pothuajse inekzistente të oksigjenit, ndërkohë që nuk u gjetën kimikate që mund të shkaktonin vdekjen e peshkut


