Maturantët testohen për njohuritë gjuhësore dhe letrare, teza del sërish, Kushi: E qëllimshme

Teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe letërsisë doli në rrjetet sociale vetëm 15 minuta pasi rreth 30 mijë maturantë u futën në provimin përfundimtar.

Këtë herë publike u bënte të dyja variantet ai A dhe B, pak më vonë edhe e plotësuar.
Por nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri" thanë se nuk arritën të përdornin celular, madje thanë se kishte dhe bllokues valësh.

"Fare nuk të linte kush të komunikonte.

Kishte bllokues valësh në çdo kat," thanë ata.

Për ministren e arsimit kjo është e qëllimshme por sipas saj nuk është cënuar procesi, ministria shprehet se ata që e kanë publikuar nuk kanë pranuar të negociojnë për të gjetur përgjegjësinë.

"Janë gjithmonë të njëjtët që e nxjerrin testin dhe që nuk pranojnë të bashkëpunojnë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren. Ata që e publikojnë testin nëse janë të intersuar për një proces me standarde duhet të jenë bashkëpuntorët tanë që ne ti fajtorët dhe ata që kanë shkelur rregulloren," tha ajo.

Në përfundim të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë nxënësit deklaruan se provimi ishte i thjeshtë në nivel mesatar.

"Ishte i thjeshtë, mesatar. Për ne nxënësit që mësojmë është i thjeshtë.

I bëmë të gjitha tani nuk e di.

Kam përshtypjen mbi 9.5 shpresoj," thanë ata.

Data 13 dhe data 19 janë përcaktuar datat e tjera të provimeve të maturës, ai i Matematikës dhe i lëndës me zgjedhje. Ndërsa në fillim të gushtit do të zhvillohet provimi i informatizuar për maturantët që duan degën e mjekësisë.