Presione e shantazhe nga mbështetës të Bashës, Bardhi: Sjellja prej militanti hedh në erë besimin e qytetarëve tek PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 11:09
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një deklarate për dhunën verbale e shantazhin ndaj deputetëve të PD, që sipas tij mendojnë ndryshe dhe nuk janv mjete politike.
"Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.
Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë," tha ai.

