Pas tensioneve dhe përplasjeve në PD, japin dorëheqjen edhe dy anëtarë të kryesisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 11:00
Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen mesditën e sotme si anëtarë të kryesisë.
Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.


