PD zgjedh kryetarin më 29 korrik/ Tensione e përçarje në kryesi, kërcënime për Lulzim Bashën
Pas gati 10 orëve debate në mbledhje dhe kërcënimeve jashtë saj, Kryesia e partisë demokratike vendosi hapë garën për zgjedhjen e kryetarit të partisë, dhe caktoi 29 korrikun si datë për votime. Vendimi përcau kryesinë në dy palë , ndërsa Jorida Tabaku dha dorëheqjen si nënkryetare! Jashtë selisë, një grup militantësh të identifikuar si mbështetës të Lulzim Bashës kërcënuan dhe ofenduan deputetë dhe përfaqësuesit e medias
Në një mbledhje prej 10 orësh të shoqëruar me debate dhe tension, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të hapë garën për kryetarin e partisë, që do të përmbyllet me zgjedhje në 29 korrik.
Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime, duke mbështetur propozimin e kolegjit të kryetarëve dhe rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar që kërkoi që procesi i zgjedhjeve të niste nga baza.
Jorida Tabaku tha se ishte kundër, ndaj edhe u dorëhoq nga post ii nënkryetares së partisë Demokratike.
"Kam dhënë dorëheqjen nga vendi i zv. kryetares të PD. unë gjykoj që PD do ecë përpara, do bëhet foprcë fituese, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale," tha ajo.
Grupi i deputetëvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.
"Këtë garë të ndershme përballë një kryetari ka qënë deri tani dhe ka edhe mbështetjen e një pjese të strukturave se është e natyrshme," tha Godole.
Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi.
Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati që lanë mbledhjen pas debateve, në largim u ofenduan dhe kërcënuan nga një grup militantësh që qëndronin pranë selisë së PD.
Militantët të identifikuar si mbështetës të ish kryetarit të Lulzim Bashës, tentua të godasin deputet, ndërsa kërcënuan edhe gazetarët që po ndiqnin mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.
Vendimi përfundimtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, përcakton 20 qershorin si datë përfundimatre për shpalljen e kandidaturave për kreun e partisë Demokratike, të cilët do të kenë 1 muaj kohë për fushatë! Tashmë mbetet për tu parë nësë do të bëhet pjesë e garës edhe ish kryetari Lulzim Basha tashmë i rikthyer në politike aktive.
Kuvendi i jashtzakonshëm statutor i Partisë demokratike u përcaktua të mbahet brenda muajit shtator.


