1 qershori mbi helikopter/ Policia paraqet forcën para komandantëve të vegjël
1 qershori është festuar ndryshe nga një grup fëmiljësh. Disa prej efektivëve të policisë në këtë datë forcën e kanë paraqitur para vogëlushëve. Ndërsa ushtria u ka siguruar një fluturim me helikopter
Forcat e ushtrisë dhe ata të policisë kanë organizuar një festë ndryshe për 1 qershorin.
Blutë paraqitjen me motora e kanë bërë para këtyre vogëlushëve.
Madje pas argëtimit në kopësht u kanë lënë në dorë edhe alarmin.
Edhe ushtria me mesazhin për një shoqëri më të sigurt u siguroi një udhëtim me helicopter, për tua kthyer këtë 1 qershor edhe më të paharrueshëm.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, në Konferencën Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925
Aktivitete të tilla kanë si qëllim promovimin e aviacionit dhe të nxjerrin në pah profesionalizmin e personelit të FA.

