Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2023, 09:59
Një makinë është përfshirë nga flakët në Durrës. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë bashkisë së Durrësit.
Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjetin tip KIA u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

