Situata në Veri, Hoti: E gjitha loja po zhvillohet në territorin e saj, ndaj Kosova po del e humbur. T’i kthehet dialogut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2023, 16:48
Studiuesi kosovar Agron Hoti në një intervistë për “Ora News” shprehet se ngjarjet e javës së fundit në Kosovë ishin tejet shqetësuese, ndërsa thotë se Veriu i Kosovës vijon të mbetet një barrë për shtetin e Kosovës që nga çlirimi i saj.
“Mirëpo ky zgjim i bashkësisë ndërkombëtare, i gjithë ky angazhim dhe e gjithë kjo dinamikë që po kalojmë, sigurisht që nuk dha pamjet më të mira për Kosovën.
Kjo pasi e gjithë loja po zhvillohet në territorin e Kosovës dhe humbëse në këtë aspekt po del të jetë Kosova, për fatin tonë të keq. Dhe ne besoj se duhet të lëvizim në drejtimin e duhur në mënyrë që ke t'i ftohim gjakrat dhe t’i kthehemi dialogut”, u shpreh ndër të tjera profesor Agron Hoti.

