Situata në Veri të Kosovës, Kabashi për "Ora News": Kurti bëri gabim që nuk u koordinua me ndërkombëtarët
Analisti Bekim Kabashi në një intervistë për "Ora News" vëren si të vetmin gabim të bërë nga kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij faktin që nuk u koordinua me ndërkombëtarët lidhur me marrjen dhe nisjen e punës nga kryekomunarët e veriut të Kosovës, gjë që sipas tij do të kishte bërë të mundur shmangien e fajësimit nga ana e ndërkombëtarëve për situatën e tensionuar q ëu krijua gjatë kësaj jave.
“Kemi një polarizim të faktorit politik të Kosovës dhe kjo u reflektuan në punimet e sotme të Kuvendit, ku si opozita ashtu dhe faktori ndërkombëtar fajësuan qeverinë “Kurti” për këtë situatë.
Por pavarësisht kësaj qeveria “Kurti” i ka votat e mjaftueshme që t;i mbijetojë një mocioni besimi në Kuvend.
Bashkësia ndërkombëtare po këkron tërheqjen e trupave të Kosovës nga Veriu dhe po ashtu edhe të kryetarëve të komunave atje dhe shkuarjes në zgjedhje të reja atje.
Por para se të ndodhte kjo situatë bashkësia ndërkombëtare ishte e përçarë mes vetes, dhe z. Kurti në mënyrë të njëanshme dërgoi policinë dhe kryetarët e komunave atje, gjë që solli atë që pamë gjatë këtyre ditëve ku dhuna kulmoi me dhunimin e trupave të KFOR-it. Pra situata është e paqartë, ku zyrtarët e BE-së kanë komunikime me z. Kurti me telefon, por kemi të bëjmë me zyrtarë të nivelit më të ulët nga çfarë jemi mësuar të shikojmë në këto takime. Dhe kjo u pa qartë edhe në Bratislavë.
Gjithë ajo çfarë po ndodh është se kemi të bëjmë me mospajtimin e palëve me propozimin e bërë nga ndërkombëtarët për Asocionin e Komunave me shumicë serbe. Pra të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se nuk po zbatojnë marrëveshjen e Ohrit”, theksoi ndër të tjera Kabashi.


