Nisi sot Matura Shtetërore, 470 policë u angazhuan për ruajtjen e sigurisë

470 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për gjuhën e huaj, kështu ka njoftuar policia e shtetit.

Mëngjesin e sotëm pranë çdo qendre provimi pati punonjës policie, në mënyrë që procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurtë, përsa i përket detyrave funksionale që ka Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në përfundim të provimit punonjësit e policisë në zbatim të detyrave, bënë shoqërimin e materialeve të provimit. Gjatë gjithë procesit, nuk është evidentuar asnjë incident, përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin, suksese në këtë provim dhe në provimet e radhës. Policia është pranë jush për t’ju përcjellë rend dhe siguri, për t’ju dhënë dorën miqësisht dhe për t’ju ndihmuar në rast nevoje.