Goditet banda e drogës në Spanjë/ 31 të arrestuar, organizata drejtohej nga 2 shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 11:13
Goditet organizata kriminale e kultimivit të marijuanës. Mediat spanjolle shkruajnë se organizata operonte në disa degë, përkatësisht në Katalonjë, Valenciane e Navarra.
Bëhet me dije se në total janë arrestuar 31 persona pjesë të kësaj organizatë, të përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas autoriteteve vlera e marijuanës mund të arrinte deri në 1 000 000 euro në treg.
Hetimi i kësaj bande ka nisur në vitin 2022. Ndërsa theksohet se drejtohej nga një çift shqiptarësh.
