E RËNDË/ Në kulmin e debatit, burri hedh komshiun nga pallati, më pas vetëvritet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 11:01
Ai vrau një burrë në kulmin e një debati në një apartament në periferi të Milanos dhe më pas vrau veten duke u hedhur nga kati i shtatë i të njëjtit pallat.
Këto ajnë detajet që kanë marrë karabinierët nga dëshmitë e fqinjve pas zbulimit të dy trupave përkatësisht në një shtëpi dhe në rrugë në via Cogne.
Trupi i parë u gjet në rrugë. Viktima, me kombësi italiane, ishte 51 vjeç dhe banonte në pallatin me fqinjin e tij e tij që i mori jetën.
Policët, të cilët u futën pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zbuluan trupin e dytë të një burri, pa dokumente, i goditur, sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, me një armë me tehe.


