Kryebashkiaku i Tiranës takon 34 anëtarët e PS-së në Këshill: Vota, përgjegjësi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi 34 anëtarët socialistë në këshillin Bashkiak të cilëve u kërkoi ta trajtojnë si përgjegjësi votën e 14 majit.

Erion Veliaj takoi 34 anëtarët socialistë në këshillin bashkiak të Tiranës që ashtu ai e morën mandatin në zgjedhjet e 14 majit.

Në takimin falenderues, i pari i kryeqytetit që është në mandatin e tretë tha se cdo votë e qytetarëve duhet trajtuar si një përgjegjësi e madhe.

Edhe pse ka shumicën e votave në këshillin bashkiak Veliaj kërkoi dhe bashkëpunimin e anëtarëve të tjerë.

Veliaj theksoi nevojën e bashkëpunimit mes këshilltarëve bashkiakë në të Gjithë bashkitë e Qarkut.