Humbja në zgjedhje, Bogdani: Sharjet e mllefet prej një viti dekurajuan zgjedhësit të mos votonin opozitën
Ish-deputeti Gerti Bogdani i ftuar në Drejt në RTV Ora deklaroi se situata ku ndodhet opozita prej një viti e gjysmë me sharje e mllefe i ka dekurajuar zgjedhësit duke sjellë humbjen në zgjedhje.
"Situata ku ndodhet opozita, pas një viti e gjysmë sharjesh, mllefesh, nuk kanë lënë fjalë pa i thënë njëri-tjetrit nga i pari tek i fundit, sigurisht që kjo i dekurajon zgjdhësit dhe i bën të refuzojnë. Ka shumë demokratë që nuk kishin një alternativë qartë e konkrete që ti frymëzonte. Ke shqiotarë që janë larguar nga Shqipëria, por ke dhe demokratë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi. Dhe ky është problemi më i madh i opozitës sot. Ke një numër të lartë votash të pavlefshme.
Kërkohet një reflektim i thellë i opozitës dhe i të djathtës në përgjithësi, por dhe reagim të shpejtë sepse duhen ndryshuar fatet e këtij vendi jo vetëm për demokratët por për të mirën e këtij vendi," tha ai.