"Prapaskenë për të çuar vulën tek Berisha", Nesturi: Bashës ska pse t'i jepet një tjetër shans
Analisti Plator Nesturi i ftuar në Drejt në RTV Ora deklaroi se dorëheqja e Alibeaj nga postet në PD mund të lidhet me një prapaskenë për ta çuar vulën tek PD.
Megjithatë deklaroi ai, një rikthim i Bashës do ta zhyste më keq PD dhe nuk do të ishte moralisht i drejtë.
Plator Nesturi: Është një deklaratë e nxituar, duhet të priste dhe pak kohë… kishte kohë dhe pas zgjedhjeve pavarësisht se u justifikua se kishte mandatine tij deri në zgjedhje.
Pavarësisht një lloj fronti ndaj Berishës edhe brenda PD nuk ka pas kohezion, me grupet e deputetëve, fushtën dhe si e shohin të ardhmen. Duket se tërheqja e Alibeaj i hap perspektivë. E shihja të sakrifikuar për atë që duhet të ndodhë më pas. Në një repart siç e kërkojn Berisha këta mund të kishin një alternativë.
Tre alternativa të ndryshme duket dhe nga qëndrimet që kanë grupet e deputetëve.
Ka skenarë për mua që nuik dihet ku të çojnë. Për mua Basha mund ta zhyste më keq. Me moral për mua Bashës ska pse ti jepet një shans tjetër. Por ka dhe diçka tjetër, nëse do të kishte njëprapaskenë për ta çuar vulën tek Berisha. Kjo do të ishte mbyllje kalvari dhe fiorja që s'arriti ta merrte me vota.


