A është faktor i rëndësishëm për të djathtën? Nesturi: Nëse Berisha rri në PD, do ta shkatërrojë

Analisti Plator Nesturi i ftuar në Drejt në RTV Ora deklaroi se Sali Berisha mund tëvazhdojë të qëndrojë lider por mund të varrosë PD.

Plastor Nesturi: Berisha mund të vazhdojë të qëndrojë aty ku është por mund të varrosë PD. Ajo që mund të shpresonte Berisha e që nuk iu dha ishte vota. Por votat ishin ato si qumështi i zanave që fuqizonte Mujin.

Nëse do rri aty vetëm do ta shkatërrojë më tutje. Edhe sot a mund të konsidrohet Berisha në faktor i rëndësishëm brenda të djathtës? Nëse është a është në rritje apo në zbritje?