Zgjedhjet në Greqi, betejë për votat e të rinjve/ Liderët fushatë në rrjetet sociale
Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Greqi, politikanët janë angazhuar në fushata intensive për të siguruar sa më shumë mbështetës. Gara është fokusuar kryesisht në sigurimin e votave tëtë rinjve pasi liderët e partive u janë drejtuar platformave YouTube por dhe TikTok.
Kiriakosmitsotakis, kryeministri aktual në vendin fqinj njëkohësisht edhe kryetari i partisë neadhimokratia, ka vendosur të prezantojëshërbimet online që do të ofrojnë administratat publike në mënyrë se qytetarët mos përballen më radhë. Në një videopostim ai iu drejtua kryesisht studenteve.
“Më në fund ka ardhur koha që unë të bëj një haul, haul nuk quhet? Do të bëj një haul në gov.gr, për t’ju treguar disa nga shërbimet dixhitale që mund t’ju ofrojmë”
Po ashtu rrjetit social tik tok është përdorur edhe nga partia e majtësiriza. Kryetrari i kësaj partie AlexisTsipras postoi një video ku në ë veçanti, ai përmendi çështjen e shëndetësisë dhe qasjen e barabartë në të.
“Nuk ka drejtësi nëse të gjithë, pavarësisht nga mundësitë financiare, nuk mund të kenë akses në kushte të mira shëndetësore. Ky për ne është një angazhim. Sepse Drejtësi kudo do të thotë Drejtësi për të gjithë dhe në shëndet”
Në prezantimin e programit te “neadhimokratia” kreu i konservatorëve KyriakosMitsotakis premtoi rritjen e mëtejshme të pagave, pensioneve dhe uljen e taksave në rast se merr mandatin e dytë.
Edhe lideri i partisë më të madhe opozitare AleksisTsipras fokusohet kryesisht në fjalimet e tij tek reformat ekonomike për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe çmimeve të artikujve të shportës ushqimore.
Nëse fiton, Syriza ka thënë se do të heqë kriteret për pranim në universitet, ndërkaq Demokracia e Re ka premtuar se do të japë 150 euro për të gjithë ata që mbushin 18 vjet.
Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore në pushtet, neadhimokratia prin përball partisë së majtë, Syriza. Statistikat aktuale tregojnë se fituesi nuk mund të zgjidhet menjëherë të dielën, edhe për këtë arsye çdo votë do të shërbejë për rezultatin.
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.



