Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00. Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës.

Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut