“Më rrëmbyen babanë”/ Mbahen të fshehtë dëshmitarët ndaj ish-liderëve të UÇK-së
Prokuroria ka vijuar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve kundër ish-drejtuesve të UÇK-së. Një prej tyre tregoi se si ia kishin marrë tre të afër prej të cilëve vetëm babanë nuk ia kthyen. Ndërsa në dekalratat e tjera u kërkua informacion mbi organizimin e ushtrisë çlirimtare
Gjykata e Hagës ka vijuar me procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë të enjte prokuroria ka marrë në pyetje dëshmimtarët, por pa ua bërë të ditur identitetin.
Në katër përgjigjet e para ata rrëfyen se nuk kishin një rregull për uniformën, por formën dhe ngjyrën e shikonin tek njëri tjetri
Madje dhe për anëtarësimin e uçk nuk merrnin dokument se ishin pjesë e ushtrisë. Armët shpesh i merrnin tek të afërmit si rasti i këtij dëshmimtari.
Ka qenë dëshmimtari i pestë që ka treguar se familjarët e tij iu morën nga UÇK. Por dëshmitari ka shtuar se prej tyre vetëm babain ia kanë mbajtur
Dëshmitari theksoi se dy të afërm i kanë zbritur nga makina, ndërsa babain e kanë mbajtur.
“Pasi e kam marr kerrin e kam marr edhe armën dhe i kam ly kerrit pas, që i kanë marr të afërmit e mi me maska. Edhe në dalje të fshatit i kishin zbrit dy të afërmit e mi nga makina edhe vetëm babën e kishin lënë brenda në makinë”, tha ai.
Sipas dëshmitarit, vendi për të cilin po flasin ishte nën kontroll të UCK-së. Pas kësaj, prokurorja Deborah Mayer kërkoi që seanca të vazhdojë private.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, rëndojnë akuzat për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Në seancat e mëparshme ata janë deklaruar të pafajshëm.



