Betohen kryetarët në Veri, Beogradi thotë se nuk do t'i njohë kurrë! Vuçiç: Ruani paqen
Në Mitrovicë të Veriut do të mbahet të premten ceremonia e marrjes së detyrës nga kryetari i komunës i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga Serbët! Presidenti Vucic u kërkoi banorëve serbë të ruajnë qetësinë dhe të mos i njohin drejtuesit e rinj
Erden Atiq, i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit pritet të betohet të premten si kryebashkiak i Mitrovicës së Veriut.
Përgatitjet janë drejt fundit dhe rëndësi e vecantë po i kushtohet sigurisë, për të shmangur incidente të mundshme pasi situata në qytet është e qetë, por e brishtë.
Serbëvë të kosovës, orientimet po u vijnë nga Beogradi.
Presidenti Aleksandar Vuçiç, tha se ata nuk do ti njohin kurrë kryetarët e 4 komunave në veri të Kosovës, por u kërkoi serbëve të ruajnë paqen.
“Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme”, tha ai.
Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe ato i ka konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”.
Zgjedhjet e 23 prillit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok –u bojkotuan nga partitë serbe të nxitura nga Beogradi, si kusht për formimin e asociacionit që kundërshtohet nga qeveria e Prishtinës!
