Italia në kaos nga shirat/ Mbi 10 mijë persona u evakuan, vijon kërkimi i të zhdukurve. Anulohet edhe “Formula 1”

Qytetet në veri të Italisë po flenë nën pushtimin e ujit, ndërsa mijëra banorë i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Reshjet vdekjeprurëse u bënë shkak për anulimin e Formula 1, e cila do të zhvillohej në fundjavë në rajonin e Emilia-Romagna.

Shirat e dendur shkaktuan tragjedi dhe kaos në veri të Italisë.

Këto pamje vijnë nga provinca e Ravenës.

Italia në kaos nga shirat/ Mbi 10 mijë persona u evakuan, vijon

Qyteti tursitik i njohur për mozaikët e epokës bizantine, u braktis nga banorët mes frikës se uji do të vërshojë në shtëpitë e tyre.

14 mijë njerëz u urdhëruan të largoheshin, ndërsa autoritet lokale raportuanë për të zhdukur dhe një fermer që mbeti i vdekur.

Në qytetin e Castel Bolognese, energjia elektrike u ndërpre dhe shumë familje raportuan se ushqimet po u mbaronin.

Italia në kaos nga shirat/ Mbi 10 mijë persona u evakuan, vijon

Në 48 qytete ose fshatra, pati qindra raste të rrëshqitjes së dheut, duke rrëzuar pemë dhe bllokuar qarkullimin.

Ekipet e kërkim shpëtimit po veprojnë nga toka dhe ajri në kërkim te të zhdukurve, ndërsa numri i viktimave është 9.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, bëri thirrje për hartimin e një plani kombëtar, në bashëkpunim me ekspertë dhe inxhinerë për të luftuar pasojat e ndryshimeve klimatike.

Shirat e dendur e detyruan, gjithashtu, “Formula 1” të anulojë Çmimin e Madh të Emilia-Romagna, që do të mbahej këtë fundajvë, ndërsa reshjet e dendura u shtrinë edhe në shtetet ballkanike, si Kroacia, Bosnjë dhe  Slloveni.