Shkon në 8 numri i viktimave nga moti i keq në Emilia Romagna, mijëra të shpërngulur

Mijëra persona janë evakuuar mes të cilëve 3 mijë në Bologna, 5 mijë në Faenza e 5 mijë në Ravennate, e numri i tyre është në rritje.

Janë 14 lumenj të këtij rajoni që kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e mbi 24 komunave.

Ka disa zona të Faenza-s, veçanërisht bregu i djathtë i Lamones, krejtësisht të izoluara nga qendra historike dhe të arritshme vetëm me varkë. 

Urat janë të mbyllura dhe shumë rrugë përreth qytetit janë gjithashtu të bllokuara. 

Uji, i cili u ndal njëqind metra larg Piazza del Popolo gjatë natës, tërhiqet shumë ngadalë dhe rrugët ku mund të ecni janë ende plot baltë.