Anija më e famshme në botë si kurrë më parë, Titanik vjen në pamje 3 D në thellësitë e Atlantikut

Zbulimi i të vërtetës për përmbytjen e anijes më të famshme në botë, Titanic, i ka detyruar studiuesit të ndërmarrin hapa të tjerë. Imazhet 3D, të realizuara së fundmi.

Këto pamje unike 3D i përkasin anijes së Titanikut, e cila pushon në thellësinë e ujërave të Atlantikut

Skaneri shfaq cdo gjurmë. Që nga harku i anijes, shkallët e rrënuara e deri tek statujat, shishet e shampanjës të pahapura, bizhuteri apo këpucë.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 100 vjet që nga përplasja e Titanik, harku është ende i dallueshëm, por tejet i ndryshkur.

Ekspertët, të mahnitur nga imazhet, thanë se ato do i shërbejnë zbulimit të vërtetës së madhe, mbi të cilën ka ende dyshime.

"Skanimet 3D ju lejon të shihni rrënojat siç nuk mund ta shihni kurrë nga një zhytës. Ato tregojnë gjendjen e vërtetë të mbytjes. Ne me të vërtetë nuk e kuptojmë karakterin e përplasjes me ajsbergun. Ne as nuk e dimë nëse anija u godit nga ajsbergu në anën e djathtë, sic tregohet në të gjtihë filmat apo ishte tokëzuar me të"- tha Parks Stephenson, studiues ndër vite i Titanikut.

Imazhet 3D u realizuan në verë të vitit 2022 nga kompania Magellan LTd, e cila operon nëpër terrenet më të ashpra nënujore. Sëbashku me Atlantic Producions synojnë pasqyrimin e gjetjeve në një dokumentar.

Ekspertët vëzhguan anijen e Titanic për më shumë se 200 h dhe morën më shumë se 700 000 imazhe, duke depërtuar deri në pjesët më të thella që nuk ishin marrë dot nga kërkimet e së kaluarës.

Ky rindërtim, cilësohet si më I sakti I bërë ndonjëherë për anijnë që fle nën adritatik, e cila në vitin 1912 u mori jetën më shumë se 1500 njerëzve.