Krimet ruse në Ukrainë/ Ligjvënësit amerikane gati ligjin për Gjykatë Speciale

Ligjvënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ngritjen enjë gjykate speciale për hetimin e krimeve të rusisë gjatë agresionit në Ukrainë! Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë ka lënë pas mijëra viktima dhe shkatërrim.

Ligjvënësit amerikane po punojnë për një ligj që i kërkon presidentit Joe Biden të formojë një gjykatë speciale për të hetuar krimet e agresionit rus në Ukrainë.

Votimi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme do t’i hapë rrugën miratimit të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve të propozimit, që është një përpjekje më të gjerë dypartiake që synon mbajtjen e Rusisë përgjegjëse nga komuniteti ndërkombëtar.

Në fillim të vitit, një grup senatorësh i kërkuan Presidentit Biden që të mbështesë hetimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare  për krimet ruse të luftës në Ukrainë, pasi ky organ lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

Votimi në Kongresin amerikan vjen ndërsa Ukraina mposhti një sulm me raketa hipersonike ruse në Kiev duke përdorur sistemet amerikane të raketave Patriot.

Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë gjithashtu alternativa afatgjata për t'iu kundërvënë kërcënimeve të Kremlinit.

Analistët u thanë ligjvënësve se politika e SHBA-së duhet hartuar përtej nevojës imediate për ta ndihmuar Ukrainën.

Shtetet Bashkuara të Amerikës, prej nisjes së sulmeve ruse i kanë dhënë Ukrainës disa paketa ndihme me vlere disa milliard Dollarë!

Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Lufta që ka hyrë në vitin e dytë ka shkaktuar mijëra viktima, shumë më tepër të plagosur dhe shkatërrim në rajonet lindore të Ukranës!