Dedaj: Këlliçi viktimë, humbi se ishte nën hijen e dy figurave që ua sollën në majë të hundës shqiptarëve
Gazetari Reldar Dedaj në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se humbja e Këlliçi në Tiranë i referohet faktit se ai nuk ngjalli besim me fushatën që bëri, kjo ndikuar dhe faktit që ishte nën figurën e Metës e Berishës.
Reldar Dedaj: Unë mendoj se problematikat janë akoma dhe më të thella se çjanë shfaqur kryesisht tek blerja masive e votës. Është një proces i mirëmenduar. Patronazhistët janë pjesë e kësaj pakete të manipulimit të votës, Këto janë shumë më të rënda se çi raportoi raporti paraprak. Opozita shqiptare ka realisht përballë një lidership që edhe duke e bërë taze fare nuk nxjerr asnjë njeri në votime, nuk janë vota militantët e PD.
Tirana është bojkotuar masivisht nga shoqëria gri. Njerëzit që nuk kanë gjetur asnjë shprehi politike qoftë tek PD-ja zyrtrare, qoftë tek Rithemelimi. Dhe kjo duhet thënë me të madhe. Në të gjitha teoritë politike, është pjesa gri që përbën ndryshimin. Këta duke mos ngjallur shpresë, duke iu referuar edhe fushatës që është bërë për Tiranën. Tek statuset e Këlliçit po shikoja komente që nuk ngjalli shpresë përmes fushatës. Si mund të ngjalli shpresë kur je nën dy figura politike, kur je pjesë e dy njerëzve që ja kanë sjellë në majë të hundës çdo qytetari.
Unë them se Këlliçi është viktimë e kësaj dysheje politike, prandaj them se ka humbur kjo dyshe politike.


