Çobani: Zgjedhjet e 14 majit, fitore dërrmuese e PS, mori dhe bastionet demokrate. Kavaja mbijetoi
Gazetari Genc Çobani në një intervistë për Ora News deklaroi se këto zgjedhje ishin një fitore dërrmuese e PS kjo jo vetëm nga numri i bashkive të fituara por dhe nga bashkitë që mori.
Humbjes së opozitës ai ia dedikoi vetë koalicionit opozitar i cili sipas tij hyri i gjymtuar.
"Këto nuk janë zgjedhje të çuditshme por një fitore dërrmuese e PS ku nuk duket vetëm tek numri i bashkive të fituara, por dhe tek bashkitë që janë fituar. Pra nuk është vetëm se opozita ka fituar 7 bashki, por janë bashki që nuk kanë ndodnjë peshë të madhe për jetën politike të vendit. Kemi të bëjmë dhe me fitore të bastineve, ku PS fitoi Shkodrën, Tropojën.
E vetmja që rezistoi është Kavaja. Shkaku kryesor i kësaj, ishte i vetë opozitës. Të jemi të sinqertë, opozita ka hyrë në këto zgjedhje e gjymtuar, pavarësisht se u paraqitën dy grupime," tha ai.
