Zgjedhjet e 14 majit, Neza: Surprizë fitorja e madhe e mazhorancës, shifra obeze dhe në bastionet demokrate
Tashmë që procesi zgjedhor është në përfundim të tij teksa kanë mbetur disa bashki pa rezultatetet e Këshillave Bashkiakë, duket se këto zgjedhje ishin një fitore e PS e cila morri shumicën e bashkive.
Sami Neza i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora u shpreh se në këto zgjedhje fitorja kaq e madhe e mazhorancës tregon se kjo forcë politike ka marrë disa shifra obeze që nuk justifikohen dot, shifra këto dhe në bastionet politike demokrate.
Sami Neza: Surprizë për mua ka qënë fitorja kaq e madhe e pozitës. Ajo ka marrë disa shifra obeze që nuk e justifikojnë dot. Ka shifra shumë të larta, por ndoshta rritjen më të madhe të votave janë në disa bastione të së djathtës. Askush se mendonte që PS do të fitonte mbi 60% në Shkodër apo mbi 50% në Tropojë, Lezhë etj. Këto tregojnë se PS nuk fitoi as konkuroi si parti politike por si qeveri. Kur një parti politike që është në pushtet përdor instrumentat e qeverisë teksa është në një garë elektorale, që parimisht duhet të jetë e njëjtë me të gjitha partitë që duten në garë është krejt e pritshme që garën ta fitoi me çdo kusht partia që është në pushtet.
Nga ana tjetër gazetari Eldar Dedaj deklaroi se të vetmit që humbën në këto zgjedhje ishin Meta e Berisha si një dyshe e konsumuar në politikë.
Eldar Dedaj: Në këtë betejë kanë humbur vetëm dy persona: Sali Berisha dhe Ilir Meta. E vërteta e kësaj gare është vota kundër kësaj dysheje sepse këta njerëz nuk kanë çfarë japin më në politikë. Goditën opozitën pasi nuk shohin asnjë shpresë e alternativë dhe nuk e duan këtë lidership. Opozita shqiptare ka nevojë të rishpiket duke tejkaluar vetveten.

