"Janë të filmuara", Berisha: Ja tre bandat që blenë votat në Shkodër. Nuk tërhiqem para krimit

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha theksoi se Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë, duke shtuar se ai nuk tërhiqet kurrë para krimit

"Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror.

Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju", deklaroi Sali Berisha.

Berisha në konferencën për shtyp denoncoi dhe bandat kriminale që sipas tij deformuan votat në Shkodër.

"Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush.

Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin.

Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit.

U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera.

Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës. Janë të filmuara", tha Berisha.